Arbëri

Lugina kërkon përjashtimin e produkteve shqiptare nga taksimi prej 10 %

 

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përjashtojë prodhuesit shqiptarë nga taksimi prej 10 për qind për mallrat serbe.

“Pas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, kryetari i Komunës së Bujanocit, kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhuesve dhe produkteve që në Kosovë eksportohen nga Lugina e Preshevës”, ka thënë Kamberi në një postim në Facebook.