Produkteve nga Serbia, 10 për qind taksë më shumë si përgjigje për fushatën kundër Kosovës Foto: Ilustrim

Produkteve nga Serbia, 10 për qind taksë më shumë si përgjigje për fushatën kundër Kosovës

06 nëntor 2018 14:30

Qeveria e Kosovës ka rritur taksën në importe për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

10 për qind është rritja e taksës për të gjitha produktet që vijnë nga këto shtete duke përjashtuar ato që janë brende ndërkombëtare, raporton KTV.

Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i cili propozoi këtë masë, tha se është praktikë ndërkombëtare.

Kjo u përkrah edhe nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj që e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj fushatës së egër të Serbisë.

Në një postim në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se e kanë miratuar këtë vendim për të mbrojtur produktet vendore.

“Për të mbrojtur produktet vendore, në Mbledhjen e 74-të të Qeverisë, kemi miratuar vendimin për vendosjen e masave në importin e mallrave me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, përjashtuar brendet ndërkombëtare. Kemi miratuar, po ashtu, Projektligjin për aderimin e Kosovës në shkollën rajonale për administratë publike (ReSPA), e cila do të avancojë statusin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe do të fuqizojë shkëmbimin e përvojave me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Me qëllim që të mbrohet ajri nga ndotja dhe për një ambient të pastër, kemi marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në ndërtesat e institucioneve publike. Po sot, është emëruar drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Akreditim në suaza të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

shyqeri gashi07/11/2018 14:51

shume mir ja paskan bo pak pom doket 20% u dasht.

Shto koment

Të ngjashme