Kryeshefi i Telekomit, Gent Begolli ka dhënë dorëheqje.
Burime të KTV-së bëjnë të ditur se Begolli e ka dorëzuar aktin e dorëheqjes tek Bordi i Telekomit gjatë ditës së sotme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.
Edhe pse në prag të falimentimit, Telekomi nuk kursehet për djemtë e Grabovcit
Kohavisioni ka raportuar ditë më parë se Telekomi ka probleme financiare dhe është në prag të falimentimit për shkak se ka dështuar të respektojë marrëveshjen me Z-Mobile në vlerë prej rreth 30 milionë euro, të caktuar nga Arbitrazhi.