Arbëri

Edhe pse në prag të falimentimit, Telekomi nuk kursehet për djemtë e Grabovcit

Foto: Koha / ilustrim
 

Pavarësisht faktit që është në krizë financiare, Telekomi i Kosovës nuk e ka problem të japë avancë mijëra euro për një nga kompanitë që ka kontraktuar për marketingun e tyre.

Kompania FLEXUS- në pronësi të Ngadhnjim dhe Guxim Grabovcit, në mesin e shtatorit të këtij viti nga Telekomi mori hiç më pak se 31 mijë euro, për shfrytëzimin me qira të disa hapësirave reklamuese, raporton KTV.