Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërcënimet për veriorët e FSK-së s’ka kush i ndal, bombë në oborrin e një shtëpie në veri

Po vazhdon kërcënimi e frikësimi për pjesëtarët joshqiptarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kohën kur shteti i Kosovës po bën përpjekje që kësaj të fundit t’i jep kompetencat e ushtrisë.

Një është raportuar të jetë gjetur në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në Mitrovicën Veriore. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lagjen e Boshnjakëve, ndërsa lajmin për Kallxo e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, që ka thënë se në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të FSK-së është gjetur një mjet shpërthyes.

Sipas Shalës, pjesëtari i FSK-së është i komunitetit boshnjak.

“Mjetin e pashpërthyer e ka shpërthyer Policia e Kosovës dhe Policia po merret me rastin. Nuk ka të lënduar sepse nuk ka eksploduar, ka qenë mjet i pashpërthyer.”, ka thënë Shala.

Muajve të fundit janë shpeshtuar sulmet dhe aksionet e frikësimit të pjesëtarëve të FSK-së, sidomos të atyre të komunitetit serb, në veri të Kosovës.