Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar hetime ndaj zyrtarëve të drejtësisë apo personave të tjerë për shkak të publikimit të lsitave të veteranëve.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillohen hetimet paraprake për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe, të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Në listën e publikuar të veteranëve mashtrues kanë gjetur emrin shumë persona që kanë qenë pjesë e UÇK-së, e një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha.
-
Veteranëve të Dukagjinit u pëlqen nisma e Lumezit për hetim të listave të rreme, duan kërkimfalje
-
Prokuroria e Ferizajt fillon hetimet për listat e veteranëve të UÇK-së
-
Për një vit lista e veteranëve të UÇK-së u rrit për 50 persona
-
Prokuroria e Specializuar akuzon OVL të UÇK-së për “minim të drejtësisë”
-
OVL e UÇK-së e shqetësuar se ende po lëshohen certifikata për statusin e veteranit