Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur dje takim me prokurorët dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Ferizaj, dhe ka caktuar tre prokurorë, të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat po dyshohet për manipulime.
Kryeprokurori Jashari ka kërkuar nga prokurorët dhe hetuesit që të intensifikohen veprimet hetimore sa i përket kësaj çështje, me qëllim të verifikimit të 800 aplikacioneve të dyshuara për vepra penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeprokurori kërkon hetime ndaj zyrtarëve të sistemit prokurorial për publikimin e listave të veteranëve
-
Prokuroria e Gjakovës fillon hetimet për listat e veteranëve të luftës
-
Prokuroria Themelore në Prizren po heton listat e veteranëve të luftës
-
Aktivizohen autoritetet në rajonin e Ferizajt, do të intervistohen dhjetëra zyrtarë për manipulim me vota
-
Për një vit lista e veteranëve të UÇK-së u rrit për 50 persona