Janari ka nisur me rritje të numrit të rasteve me COVID-19.
Nga 1 janari e deri sot, më 9 janar, janë regjistruar 1193 raste me COVID-19.
Për disa muaj Kosova ka pasur numër të vogël të raste me koronavirus, duke qenë vendi me më së paku raste ditore në rajon.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 304 raste me COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive është 1552.
Ndërkaq nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës është bërë e ditur se të hospitalizuar janë 14 pacientë me COVID-19 dhe 25 post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës.
Ndërkaq sipas MSH-së, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 789.946 qytetarë.