Në klinikat COVID në QKUK e spitalet e përgjithshme në Kosovë janë duke u trajtuar 107 pacientë.
Prej tyre janë të konfirmuar 64 si pozitivë me COVID-19, ndërsa 72 janë me oksigjenoterapi. Dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit të SHSKUK në klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë 70 pacientë, 31 prej tyre të kofirmuar me COVID-19 e 54 me oksigjenoterapi.
Në Infektive janë 34 pacientë, e në Pulmologji 36 pacientë.
Ndërkohë në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë, 33 prej tyre të konfirmuar pozitivë me COVID-19 e 18 me oksigjenoterapi.
Në Spitalin e Prizrenit janë 5 pacientë, në atë të Gjakovës 9 pacientë, të Pejës 13 pacientë, të Gjilanit 8 pacientë e të Mitrovicës dy pacientë.
-
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 92 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID
-
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 120 pacientë të konfirmuar me COVID-19
-
Në spitalet e Kosovës 135 pacientë me COVID janë në oksigjenoterapi
-
34 pacientë post-COVID në spitalet e Kosovës
-
1112 pacientë po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë