Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se Naser Makolli nuk kishte probleme shëndetësore, raporton KTV .
Kryetari i këtij këshilli e kishte intervistuar të ndjerin vetëm një muaj më herët dhe ai nuk ishte ankuar për ndonjë sëmundje.
Se ai po vuante nga pezmatimi i zorrëve, e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë. Me sëmundjen e pezmatimit të zorrëve, sipas një njoftimi të kësaj ministrie, i ndjeri ishte diagnostikuar më 27 mars 2017, në Klinikën e Gastroentrologjisë të QKUK-së, ku më pas ka vazhduar trajtimi i tij.
Edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, në orët e vona të së hënës, ka njoftuar se Naser Makolli ishte i sëmurë dhe po trajtohej, për çka, sipas këtij shërbimi, të ndjerit i është dhënë e gjithë ndihma mjekësore dhe trajtimi i nevojshëm paraprakisht dhe pas keqësimit të gjendjes.
Ndërkaq, as drejtori i Klinikës së Gastroentrologjisë e as ai i Infektives nuk kanë pranuar të flasin për këtë lloj sëmundjeje.
-
Inspektorati i MD-së s’ka gjetur asnjë parregullsi në trajtimin e Naser Makollit në Lipjan
-
Rezultatet e analizave bakteriale të Makollit: Nuk kishte enterokolit
-
Ministria e Drejtësisë kërkon “të mos ketë keqinformim nga mediat për rastin N.M.”
-
KMDLNJ: Naser Makolli asnjëherë nuk ka deklaruar se ka probleme shëndetësore
-
Raporti zyrtar i MSh-së për vdekjen e Naser Makollit