Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se Naser Makolli nuk kishte probleme shëndetësore, raporton KTV .
Kryetari i këtij këshilli e kishte intervistuar të ndjerin vetëm një muaj më herët dhe ai nuk ishte ankuar për ndonjë sëmundje.
Se ai po vuante nga pezmatimi i zorrëve, e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë. Me sëmundjen e pezmatimit të zorrëve, sipas një njoftimi të kësaj ministrie, i ndjeri ishte diagnostikuar më 27 mars 2017, në Klinikën e Gastroentrologjisë të QKUK-së, ku më pas ka vazhduar trajtimi i tij.
Edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, në orët e vona të së hënës, ka njoftuar se Naser Makolli ishte i sëmurë dhe po trajtohej, për çka, sipas këtij shërbimi, të ndjerit i është dhënë e gjithë ndihma mjekësore dhe trajtimi i nevojshëm paraprakisht dhe pas keqësimit të gjendjes.
Ndërkaq, as drejtori i Klinikës së Gastroentrologjisë e as ai i Infektives nuk kanë pranuar të flasin për këtë lloj sëmundjeje.
-
Fondi s’pranon ta mbështesë 29-vjeçarin e shtruar në Turqi, i vë “kusht” një kontroll në Hematologji
-
Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi
-
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
-
Kodra për gjendjen e shëndetësisë: S’do e bëja dallimin edhe po të ishim pa ministër
-
Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën