Mostrat e fecesit të marra tri ditë radhazi nga Naser Makolli para se ai të vdiste kanë rezultuar sterile, ndërsa rezultatet e autopsisë nga Mjekësia Ligjore për vdekjen në qendrën e paraburgimit për shokun e dhomës të qelisë se Astrit Deharit ende nuk janë bërë publike, shkruan sot Koha Ditore.
Ndonëse QKUK-ja para disa ditësh kishte diagnostikuar Makollin me enterokolit (pezmatim i zorrëve) sëmundje e cila shkakton të vjella e barkëqitje, rezultatet e pasdites të se martës kanë rezultuar se në mostrat e marra nuk ka pasur baktere patogjene. Këto mostra ishin dërguar për analizë mikrobiologjike në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës (ISHPK).
Një burim brenda Ministrisë se Shëndetësisë ka thënë se tash duhet të shikohen opsione të tjera të sëmundjes të Naser Makolli, i cili ka vdekur të hënën në Qendrën e Paraburgimit.
“Nga rezultat e pranuara sa i përket pranisë se baktereve ka rezultuar sterile prania e baktereve patogjene”, ka thënë ky burim. Sipas tij opsione të tjera të cilat mund t’i zbardhë autopsia janë sëmundje të ndërlikuara që nuk i ka diagnostikuar QKUK-ja ani pse e kanë kontrolluar pacientin.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore )
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Avokati Gashi: Vdekja e Naser Makollit komplikon hetimet për rastin Dehari
-
Familja e Naser Makollit kërkon hetim të ri për vdekjen e tij pas raportit zviceran për Deharin
-
Naser Makolli nuk vdiq dhunshëm por nga infarkti akut
-
Naser Makolli nuk vdiq dhunshëm por nga infarkti akut, thotë IML
-
Inspektorati i MD-së s’ka gjetur asnjë parregullsi në trajtimin e Naser Makollit në Lipjan