60 MINUTA

Zgjedhja e presidentit sipas Kushtetutës, sot në “60 Minuta” me Gjylieta Mushkolaj

Gjylieta Mushkolaj

Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese dhe njëra prej hartueseve të Kushtetutës, Gjylieta Mushkolaj, do të jetë e ftuar sot në emisionin “60 Minuta” në KTV për të diskutuar lidhur me afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit të  Kosovës.

1.       Kur  duhet të nisin procedurat e zgjedhjes nëse presidentes i përfundon mandati më 4 prill?

2.       Nëse futemi në 30-ditëshin e zgjedhjes së presidentit a mund të votohet presidenti në këtë periudhë apo si?

3.       Kur hyjmë në shkelje të afateve kushtetuese te çështja e presidentit?

4.       Si e parasheh Kushtetuta zgjedhjen e presidentit?

5.       A e ka qartësuar vendimi i vitit 2014 zgjedhjen e presidentit apo e ka bërë më të komplikuar?

6.       A  nevojitet marrëveshje për pozitën e presidentit?

7.       Pse posti i presidentit në Kosovë përdoret për pazare politike?

8.       Vendimi i fundit i Kushtetues i 2025 i obligon deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim. A mundet ky rast të shndërrohet në precedent që e zgjidh çështjen e abuzimit me mospjesëmarrje në proces?

Sot në “60 Minuta” me fillim prej orës 17:00, vetëm në KTV.