Të mërkurën kryetari Përparim Rama u kujdes që të marrë rrugën për në fshatin Bardhosh. Atje ku premtoi se do ta largojë një deponi ilegale të mbeturinave.
Rama u pa të ishte entuziast, madje bëri edhe një video të promovimit të punës.
Prezencë të madhe të mediave nuk kishte, por ai bëri selektim të tyre derisa nuk i pëlqeu pyetja e bërë nga KOHA. Rama u përpoq që ta ndalte pyetjen dhe vazhdoi në veturë.
Ndër të tjera, tha se të gjithë ata që do të hedhin mbeturina në këtë deponi do të gjobiten me shuma të mëdha parash.
Zyrtari në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Bekim Gashi, tha se buxheti i këtij viti nuk u mjafton që të bëjnë largimin e të gjithë deponisë.
Në kryeqytet ka edhe deponi të tjera për të cilat Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për largimin e tyre.
Një deponi e madhe e mbeturinave gjendet në oborrin e ndërmarrjes “Trafiku Urban” e cila, sipas Komunës, i përket kompanisë regjionale për largimin e mbeturinave “Pastrimi”.
E po ashtu një tjetër në lagjen “Kodra e Trimave”.