Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Zotimet e Ahmetit për Hajvalinë

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me AKR-në mbajtën tubim në lagjen Hajvalia.

Në emër të këtyre dy subjekteve të pranishmit i përshëndetën Drejtori i Shëndetësisë Arben Vitia dhe deputeti Islam Pacolli, të cilët kërkuan nga banorët e Hajvalisë që ta mbështesin Shpend Ahmetin në zgjedhjet e 19 nëntorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fjalën e tij të rastit, partneri qeverisës nga ana e AKR-së, Selim Pacolli, tha se së bashku me Shpendin do të punojmë për ta zhvilluar më tutje Prishtinën.

“Shpend Ahmeti do ta ketë mbështetjen tonë të plotë si AKR, do ta ketë mbështetjen e gjithë qytetarëve të Hajvalisë, do ta ketë mbështetjen e gjithë qytetarëve të Gollakut”, tha Selimi, duke shtuar bashkëqeverisja mes këtyre dy subjekteve është dëshmuar e suksesshme edhe në mandatin e parë, e do të jetë edhe më e suksesshme në katër vitet e ardhshme.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti falënderoi banorët e Hajvalisë për mbështetjen e madhe që po na japin në vazhdimësi. “Me AKR-në dhe disa subjekte të tjera, do ta kemi shumicën në Kuvendin Komunal, dhe do ta kemi shumë më të lehtë realizimin e projekteve tona. Tashmë i kemi harmonizuar pikat kryesore programore, të cilat përbëjnë boshtin e qeverisjes sonë të ardhshme katërvjeçare në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Ai numëroi disa nga zotimet tona për Hajvalinë, që do të realizohen brenda katër viteve të ardhshme, zotime këto në përputhje me kërkesat e banorëve të kësaj pjese të Prishtinës:

- Do të përfundohet stadiumi i Hajvalisë;

- Do ta renovojmë Qendrën e Kulturës;

- Do të përfundohet shtrimi i të gjitha rrugicave;

- Do të zgjerohet ndriçimi publik;

- Do të përfundohet rindërtimi i rrugës “Richard Holbrooke”;

- Do të bëhet zgjerimi i Rrugës së Gjilanit;

- Do të zgjerohet rruga “Holger Petersen”.