Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Ahmeti në Hajvali: Më shumë zotime, me më shumë asambleistë

Sonte në Hajvali u mbajt tubim me banorët e lagjes, ku përveç kandidatëve për Kuvend komunal folën edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Ylli Hoxha.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në fjalën e tij të rastit, Shpend Ahmeti tha se për realizimin sa më të lehtë të 100 zotimeve, iu duhen shumica në Kuvend komunal, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me vetëm 10 asambleistë që i patëm mandatin e kaluar nga 51 të tillë, realizuam pothuajse të gjitha zotimet. Në mandatin e dytë kemi shumë më shumë zotime, andaj na duhet më shumë asambleistë, në mënyrë që ta zhvillojmë Prishtinën dhe ta pamundësojmë bllokimin. Hajvalia po jep kontribut të veçantë në këtë drejtim. Vota e Vetëvendosjes në Hajvali është trefishuar, dhe po rritet në vazhdimësi, falë angazhimit të secilit prej jush”, theksoi Ahmeti.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Ylli Hoxha, tha se qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë i ka së paku 3 dallime nga qeverisjet e kujtdo tjetër.

“Jemi i vetmi subjekt që iu kemi qëndruar përballë qytetarëve me zotimet tona, dhe kemi mbajtur përgjegjësi, me ç’rast realizuam 11 nga 12 zotimet. Dallimi tjetër është tek mënyra e menaxhimit të parasë publike, duke kursyer maksimalisht si ekzekutiv dhe duke i orientuar shpenzimet direkt në nevojat e qytetarëve. E dallimi i tretë është mënyra se si trajtohen qytetarët nën qeverisjen tonë, duke i trajtuar si të barabartë pa marrë parasysh pikëpamjet e tyre politike”, tha ndër të tjera Hoxha.