Para shumë banorëve të Koliqit që ishin tubuar sonte në mbështetje të Vetëvendosjes sonte folën nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, Deputeti Frashër Krasniqi, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.
I pranishëm në këtë tubim ishte edhe Drejtori i Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi, i cili ishte gjatë gjithë kohës në kontakt me banorët e këtij fshati, me ç’rast kishte orientuar shumë investime infrastrukturore në këtë pjesë.
Kryetari Shpend Ahmeti tha se Vetëvendosje tashmë është subjekti i parë në vend, dhe rritja po vazhdon edhe më tutje, në secilin fshat, në secilën lagje, e në secilën Komunë.
“Kjo për shkak se jemi subjekt i drejtë dhe i sinqertë. Nuk japim premtime që s’i bëjmë. Nuk japim premtime sa për votë. Ju tashmë e dini se si qeverisim ne. E dini që qeverisim bashkë me ju. E ruajtëm paranë publike, dhe e orientuam në nevojat e qytetarëve, lagjeve, fshatrave, Komunës. Në mandatin e parë patëm 12 zotime, kurse tash 100. E këto 100 do t’i realizojmë edhe më lehtë, sepse në mandatin e radhës do ta kemi shumicën edhe në Kuvend Komunal”, u shpreh Ahmeti.
-
Ahmeti: Vazhdojmë projektet për zhvillimin e Prishtinës
-
Ahmeti: Zotimet tona prodhojnë barazi
-
Ahmeti në Hajvali: Më shumë zotime, me më shumë asambleistë
-
Ahmeti në Sofali: Vetëvendosje qeverisë bashkë me qytetarët
-
Zotimet e papërmbushura të Ahmetit më 2018 - parkingjet, parqet, shkollat, harta zonale...