Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, sapo ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në mesazhin para gazetarëve, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në mënyrë masive dhe ta shprehin vullnetin me anë të votimit, duke ia dhënë kontratën udhëheqësit të Komunës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi pret që të rikonfirmohet fitues i këtyre zgjidhjeve, si në raundin e parë të 22 tetorit.
“Uroj që gjilanasit të dalin dhe ta shprehin vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e balotazhit. Sot pritet rikonfirmimi i 22 tetorit. Është një ditë e mirë dhe një e diele e bardhë për gjilanasit kudo që janë. Apeloj që të dalin në mënyrë masive sepse ata sot japin kontratën për udhëheqësin e Komunës për katër vitet e ardhshme. Duke u mbështetur në këtë legjitimitet, unë besoj shumë që gjilanasit sërish do të flasin fort dhe qartë”, ka thënë Haziri.