Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, z. Arbër Vllahiu, në kuadër të fushatës parazgjedhore ka vizituar sot Down Syndrome Kosova në eventin e tyre, dhe me këtë rast ka premtuar përkrahjen e tij dhe përkujdesjen institucionale, nëse zgjidhet në postin që synon.
Në postimin e tij nga ky kontakt, Vllahiu shkruan:
“Një punë e jashtëzakonshme e fëmijëve dhe gjithë komunitetit me sindromin down. Prodhimi i tyre i xhemit është vepër e madhe, dëshmi e integrimit të tyre në shoqëri. Përkujdesja për ta është vlerë për shoqërinë. Personat me sindromin down do të kenë hapësirën e tyre, do të ketë përkujdesje institucionale për ta, prodhimet e tyre do të garantohen në treg, përfshirje në arsim, mësim cilësor me mësues të kualifikuar. Mundësi punësimi. #PërPrishtinën gjithëpërfshirëse. #50”.
-
Vllahiu synon krijimin e hapësirave për personat me aftësi të kufizuara
-
Vllahiu zotohet për përmbushjen e obligimeve ndaj fëmijëve
-
Vllahiu premton fond të posaçëm për personat me aftësi të kufizuara
-
Vllahiu premton qasje të plotë në çdo shërbim për personat me aftësi të kufizuara
-
Arbër Vllahiu fillon fushatën: Për Prishtinën e nesërme me dashuri