Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për kryetarë të komunave, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Në zgjedhjet lokale, për kryetar të komunave, numri i përgjithshëm votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të konfirmuara, ka qenë rreth 11 mijë.
Elezi ka njoftuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t'i shpallë nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, raporton Ksp.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 22 tetorit
-
Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta
-
KQZ: Numërimi i votave me kusht drejt fundit
-
Verifikohen rezultatet për 1,531 vendvotime, përfundon procesi në 13 komuna
-
Në katër komuna ka përfunduar numërimi i votave nëpër QKN