Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 10:00 të së enjtes, janë verifikuar 1.531 vendvotime për kryetarë të Komunëve dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.
“Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 1,494, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ-ja poashtu ka njoftuar se deri më tani, aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë).