Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

PDK: Nashecasit ndjehen borxhlinj ndaj PDK-së për investimet e bëra gjatë udhëheqjes së komunës

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, vazhdoi takimet elektorale me qytetarët e komunës duke bashkëbiseduar dhe shpalosur platformën qeverisëse për 4 vjet me komunën e Prizrenit.

“Gjatë vizitës në fshatin Nashec, entuziazmi i banorëve në këtë takim njëzëri kishin vetëm një përgjigje, e ajo është fitorja e PDK-së dhe kryetarit Shaqir Totaj më 22 tetor 2017”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Totaj shprehu premtoi përkrahjen e plotë për këtë lokalitet në investime të projekteve të cilat do rrisin cilësinë e jetesës dhe mirëqeverisjes.

“Banorët e këtij lokaliteti ndjehen falënderues dhe borxhlinj ndaj Partisë

Demokratike të Kosovës, për investimet e bëra gjatë udhëheqjes dhjetëvjeçare të komunës nga PDK-ja”, thotë në njoftim.