Shaqir Totaj është zyrtarisht kandidat për kryetar komune të Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo u bë e ditur në një konferencë për media në Prizren, në të cilën ishte i pranishëm edhe Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i PDK-së.
“Shaqir Totaj, që do ta nisë ditën dhe do ta përfundon ditën në Prizren, i cili i njeh ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve të Prizrenit” tha Hoxhaj, raporton KOHA.
Kurse Totaj, tha se në Prizren gjatë katër viteve ka pasur rënie të performancës dhe se pozitën e kryetarit të komunës e sheh si përgjegjësi dhe si obligim të madh.
PDK-ja gjithashtu ka zyrtarizuar kandidatin Rrahim Tërnava për kryetar të Fushë-Kosovës. Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se Tërnava i përfaqëson vlerat më të mira për të qenë kryetar i komunës.