Kryetari i sapozgjedhur i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka vlerësuar se procesi zgjedhor brenda kësaj dege ka vërtetuar se ky subjekt politik di të ndërtojë konsensus, dhe njëherësh ka treguar se mund të transformohet dhe të forcohet me burime të reja njerëzore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Totaj ka pohuar se PDK-ja pas përmbylljes së këtij procesi do të vazhdojë rrugëtimin për kthimin e qeverisjes së mirë dhe dinjitetit në qytetin e Prizrenit.
Ngjashëm janë shprehur edhe eksponentë të tjerë të kësaj partie në Prizren, duke theksuar se Kuvendi zgjedhor i degës bart porosinë se PDK-ja është e gatshme që ta rikthejë qeverisjen në Prizren.
Sipas tij, kjo parti do të vazhdojë rrugëtimin për t’i adresuar “sfidat e kohës rreth konsolidimit të shtetësisë dhe ngritjes së kualitetit të jetës në Prizren, por dhe në tërë Kosovën”.
Ai ka shprehur qëndrimin se PDK-ja me demokraci të brendshme begaton veten, si parakusht për të ndërtuar institucione lokale dhe qendrore funksionale dhe efektive.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shaqir Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite
-
Totaj për manipulimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar
-
PDK-ja e shpall fitoren në Prizren
-
Totaj: Fitorja u takon qytetarëve të Prizrenit
-
Totaj: Koalicioni PDK-LDK në Prizren trason rrugën për partneritet edhe në nivel qendror