Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë komentuar çështjen e gabimeve teknike të bëra nga KQZ gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare, pasi është përmbyllur numërimi në një vendvotim.
Sipas KQZ-së, në vendvotimin 1921X/01R dhe në vendvotimin 1921X/02R në Komunën e Prishtinës, gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare, janë shënuar gabim të dhënat të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i rezultateve preliminare (jo-përfundimtare).
“Ky gabim është përmirësuar dhe do të paraqitet në linkun e rezultateve në faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së.
Kujtojmë se në paraqitjen e mbrëmshme në rezultatet preliminare diferenca në mes të Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit ishte për 307 vota në favor të këtij të parit. Diferenca pas këtij përmirësimi ka rënë në 237 vota.
Ndaj këtij gabimi ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se kjo parti do të përkujdeset që vullneti i qytetarëve do të respektohet në plotni.
“Lidhja është e madhe. Si e tillë, ajo do të përkujdeset që vullneti qytetar të respektohet në plotni. Puna vazhdon”, ka thënë Abdixhiku.
Edhe
Sejdiu: Me dallavere nuk fitohet Prishtina
Edhe zyrtari tjetër i LDK-së, ish-anëtar i KQZ-së i kësaj partie, Florian Dushi, ka reaguar ndaj gabimeve të bëra në numërim.
“Dokumentet zyrtare tregojnë dallaveraxhinjtë e vërtetë të procesit zgjedhor në Prishtinë... asnjë dallaver eventual nuk do të kalojë, vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e djeshme, duhet të pastrohet dhe qartësohet”, ka thënë ai.
-
KQZ thotë se gaboi në futjen e të dhënave në dy vendvotime, diferenca bie në 237 vota
-
Gashi kërkon rinumërim të votave në Prishtinë, e quan të dështuar procesin e numërimit
-
KQZ: Integriteti i votës nuk është cenuar, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta
-
Vitia: Jemi para LDK-së, presim rezultatin e KQZ-së