Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

KQZ thotë se gaboi në futjen e të dhënave në dy vendvotime, diferenca bie në 237 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimit për media thotë se dëshiron të sqarojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me një gabim teknik që është bërë gjatë futjes së të dhënave të Rezultateve Preleminare, pasi është përmbyllur numërimi në Vendvotim.

“Në Vendvotimin 1921X/01R dhe në Vendvotimin 1921X/02R në komunën e Prishtinës, gjatë futjes së të dhënave të Rezultateve Preleminare janë shënuar gabim të dhënat të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i Rezultateve Preleminare (Jo-Përfundimtare). Ky gabim është përmirësuar dhe do të paraqitet në linkun e rezultateve në faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kujtojmë se në paraqitjen e mbrëmshme në rezultatet preliminare diferenca në mes të Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit ishte për 307 vota në favor të këtij të parit. Diferenca pas këtij përmirësimi ka rënë në 237 vota.

njoftim, thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për qëllim të saktësimit të informacionit, njofton se të dhënat që vijnë përmes sistemit K-Vote nuk përbëjnë Rezultatin Përfundimtar, sepse Rezultatet Përfundimtare mbështetën në të dhëna nga formularët origjinal që vijnë nga Vendvotimet.

Në vazhdim gjeni tabelën për të parë ndryshimet e bëra nga futja e të dhënave të Rezultateve Preleminare në Formularët e Përputhjes dhe Rezultateve:

Image

Image