Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, që ka arritur të futet në balotazh në garën për Gjilanin, ka thënë se në kampin e tij ka kënaqësi për këtë rezultat.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur. Kemi rritje nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, 100 për qind. Jemi të dytët, LDK-ja është e para, por jemi larg më përpara në krahasim me PDK-në dhe partitë e tjera”, ka thënë Kurteshi.
“Qëllimi jonë ka qenë ky, që të jemi të parët apo të dytët. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur duke e pasur parasysh angazhimin e të gjitha partive politike kundër Vetëvendosjes”, ka thënë Kurteshi.
Artikuj të ngjashëm
-
Haziri e Kurteshi, në kërkim të një Messi për t’iu siguruar fitoren në balotazh
-
Vetëvendosje e bindur se Gjilanin do ta ndryshojnë me kryetar Kurteshin
-
Kurteshi i bindur se do të fitojë në Gjilan
-
Kurteshi kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit
-
Kurti: Të gjitha partitë ishin bashkë kundër VV-së