Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Kastrati mirëpret AAK-në për mbështetjen në Kamenicë, fton edhe AKR-në të reflektojë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës, Qendron Kastrati, ka mirëpritur vendimin e AAK-së, që i dha mbështetje për balotazh.

Lexo edhe: AAK mbështet VV-në për balotazh në komunën e Kamenicës

Kastrati ka thënë se gara për Kamenicën nuk është e zakonshme, pasi sipas tij, kjo garë tregon mendësinë përparuese kundër asaj stagnuese.

Kastrati me këtë rast, ka ftuar edhe AKR-në të merr një vendim sa më të mirë për qytetarët e Kamenicës.

Postimi i Kastratit në Facebook:

Vendimi i strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta përkrahur Lëvizjen VETËVENDOSJE! në garën e balotazhit është i mirëpritur nga ana jonë. Këto zgjedhje në Dardanë nuk janë të zakonshme pasiqë në garë janë dy mundësi zgjedhjeje: mendësia përparuese kundër asaj stagnuese, prapakthyese.

Edhe Kastrati premton se gjatë qeverisjes së tij do të përfshijë qytetarët në vendimmarrje Zgjedhjet lokale Kastrati premton se gjatë qeverisjes së tij do të përfshijë qytetarët në vendimmarrje

Gatishmëria e AAK-së për t'u bashkuar në një rrugëtim për qeverisje të ndershme dhe shpresëdhënëse është tregues që lëvizja qytetare për ndryshim në Dardanë është e gjithëmbarshme dhe e fuqishme.

Ne ftojmë edhe Aleancën Kosova e Re të reflektojë dhe të merr vendimin që do t'jetë në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit të Dardanës. Projektet e qeverisjes në Dardanë, në katër vitet e ardhshme, është e rëndësishme të mbështeten nga një shumicë e orientuar nga zhvillimi e bashkëpunimi në asamble.

Ju sigurojmë që Lëvizja VETËVENDOSJE! do t'u qëndrojë besnike parimeve të saj për qeverisje të mirë gjatë mandatit të ardhshëm.