Lëvizja Vetëvendosje nuk është e pastër ashtu siç pretendojnë të duken. Ky subjekt në mundësinë e parë për të udhëhequr me kryeqytetin kanë shfrytëzuar komunën për t’i mbajtur qëllimet e tyre politike.
Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur kundërkandidati i Shpend Ahmetit në balotazhin e 19 nëntorit, Arban Abrashi i LDK-së.
“Kompania që e ndërtoi pjesën mbi kurriz është pronë e njërit prej kandidatëve për deputetë dhe vazhdimisht merr tenderë. Ose, kompania me të cilën ka punuar një drejtor, merr tenderë të cilët kalojnë vlerën prej mijëra eurove”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur kompaninë “Sopi” si një ndër kompanitë që merr tenderë në Komunën e Prishtinës me pronar Jusuf Ulaj, “i cili ka marrë tenderë për kubëzat” për të shtruar platonë mbi kurriz.
-
Abrashi i shqetësuar nga lajmet për blerje votash, fton për bashkëpunim në balotazh
-
VV-ja po e akuzon Shpend Ahmetin për keqpërdorim të 500 mijë eurove
-
Abrashi: Shpend Ahmeti po ik nga përgjegjësia si kryetar i Prishtinës
-
Aktivitetet e Komunës së Prishtinës, Abrashi i quan maskim
-
VV e konsideron normal procesin e transportimit të votuesve