Kërkesa në lëndën e LDK-së dhe Arban Abrashit dërguar në Gjykatën Kushtetuese, parasheh rrëzimin e kryetarit, Shpend Ahmeti dhe përsëritjen e procesit të balotazhit.
Abrashi tha se dëshiron t’i kthehet garës për Prishtinën, për shkak të raportit për 3 mujorin e parë të qeverisjes së Prishtinës.
Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, në emisionin 038 të KTV-së, ka folur për 3 mujorin e parë të shpenzimeve të Komunës së Prishtinës. Abrashi ka thënë se raporti tre mujor flet për dështim të qeverisjes Ahmeti.
“Nuk është raport fare optimist për kryetarin. Jemi në pritje të Gjykatës Kushtetuese, është dashur të dalim të reagojmë së paku sipërfaqësisht”, tha ai, e shtoi se edhe javën që vjen do dalin me reagime tjera.
Abrashi tha se në performancat e deritashme, nuk ka rezultate fare të mira për qytetin. Ai tha se do t’i ndjek të gjithë hapat ligjor.
Edhe
Abrashi: Prishtina kurrë s’ka qenë më keq
“KQZ-ja ka asgjësuar materialin zgjedhor, e kjo e bënë pak të vështirë këtë punë. Por, duhet të sqarohet i tërë procesi, po presim edhe Kushtetuesen”, tha tutje.
Abrashi tha se 3 muajt e qeverisjes nga Ahmeti në këtë mandat, s’kanë treguar fare punë, por siç tha ai “janë vetëm pak kozmetikë”.
Aktivitetet e fundit të Komunës, Abrashi i quan ‘maskim’.
Ai gjithashtu tha se në këta 3 muaj, një numër shumë i vogël i kontratave të vogla janë nënshkruar, “mos të flasim për kontrata të mëdha, ato as nuk janë publikuar”, tha ai.
Abrashi tha se këta 3 muaj nuk është tenderuar asgjë dhe Komuna ende s’ka filluar me projekte të mëdha. Tha se në seancën e së enjtes, do të diskutohet se si do të ecet tutje.
“Duhet punë e guxim, puna nuk ecën në Facebook e Instagram”, tha ai.
Duhen edhe 3 vjet e gjysmë deri në zgjedhjet tjera për kryetar komune. Por, Abrashi shpreson që nuk kjo të mos zgjasë kaq shumë.
Edhe
Kushtetuesja nuk miraton kërkesën e Abrashit për kryetar të Prishtinës
“Shpresoj që s’do presim aq, do të ishte humbje për Prishtinën. Por deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, unë do të merrem me punë në Prishtinë”, tha Abrashi.
Abrashi në fund tha se në krahasim me kryeqytetet tjera në rajon, Prishtina ka mbetur pak mbrapa.