Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, e ka nënshkruar të mërkurën Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me Koalicionin e OJQ-ve KOMF.
Në deklaratën e nënshkruar me KOMF-in, Abrashi zotohet për përfshirjen e fëmijëve në qendër të agjendës qeverisëse në pushtetin lokal pas zgjedhjeve të 22 tetorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë zotohem se do t’i shtyjë përpara të gjitha pikat e Deklaratës për Fëmijët që e kam nënshkruar sot. Shumica prej këtyre pikave janë pjesë e programit tonë për qeverisjen e Komunës së Prishtinës”, ka thënë Abrashi.
Abrashi ka shprehur konsideratat më të larta për Koalicionin e OJQ-ve KOMF në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Ai është zotuar se puna në Komunën e Prishtinë do të jetë një derë e hapur për shoqërinë civile dhe do të përkrahen financiarisht projektet e tyre në interes të qytetarëve.