Arban Abrashi synon t’ia kthejë Prishtinës bizneset që, sipas tij, kanë ikur nga udhëheqja e kaluar. Këtë kandidati i LDK-së e parasheh ta bëjë përmes bërjes së një Zone të madhe Ekonomike.
“Ne synojmë t’i kthejmë Zonat Ekonomike sa më afër Prishtinës dhe të krijojmë një Zonë të madhe Ekonomike. Zonën prej Podujevës, Bërnicës dhe pjesën tjetër prej Obliqit. Pra, një Zonë të madhe Ekonomike. Fabrika, qendra të distribuimit, prodhimit, ka shumë biznese që pikësynim i tyre është Prishtina”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbrashi thotë se kryetari aktual Shpend Ahmeti, i cili po kërkon mandat të dytë nga radhët e VV-së, i kishte quajtur mafiozë ndërtuesit dhe kjo ka shpie në largimin e tyre nga kryeqyteti.
“Shumica e ndërtimtarëve janë larguar, janë 4 a 5 të cilët ndërtojnë, janë quajtur mafiozë dhe janë bllokuar përmes formave e mënyrave të ndryshme”, theksoi ai në Rubikon të KTV-së.
Ai pretendon se komunarët e Prishtinës kanë bashkëpunuar me disa prej kompanive ndërtuese në Prishtinë.
“Javën e kaluar pasi takuam shoqatën e ndërtimtarëve kërkova nga ta që të jenë të hapur. Pati ftesë për takim edhe me kryetarin aktual por ai e anuloi disa orë para takimit dhe kjo tregon një pasiguri”, u shpreh Abrashi.