Arban Abrashi po pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë për përsëritje të balotazhit për kryetar të Prishtinës.
Abrashi, i cili ka dërguar kërkesë për përsëritje të balotazhit në Kushtetuese për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale, thotë se PZAP-ja dhe Gjykata Supreme nuk i kanë trajtuar ankesat si duhet, raporton .
Ai thotë se kanë punuar dy muaj rreth kësaj ankese dhe ka marrë shembull rastet e ngjashme në vendet e Evropës, e që sipas tij, gjithmonë kanë përfunduar në favor të ankuesit.
Për kryetarin aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti, nuk është asgjë e re ankesa e kandidatit të LDK-së.
Ahmeti i ka thënë KTV-së se ka qenë e pritshme që ata të ankohen edhe në Kushtetuese, por që sipas tij, ai ka fituar dhe kutitë e votimit janë hapur, ashtu siç ka kërkuar vetë LDK-ja.
Edhe
Ahmeti bën thirrje për ndryshime kushtetuese
Por Ahmeti, i cili ishte pjesë e Vetëvendosjes në kohën kur u rizgjodh kryetar, mund të humbë përkrahjen nga ish-partia e tij.
Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, thotë se përkrahja për Ahmetin do të jetë nëse ai punon në të mirë të qytetarëve.
Derisa thekson se si Vetëvendosje nuk do ta përkrahin as LDK-në.
Kërkesa e Arban Abrashit është proceduar dhe është regjistruar në Gjykatën Kushtetuese, kanë konfirmuar zyrtarë të këtij institucioni.
Edhe
Kush synon postin e kryetarit të Prishtinës?
Përmes një përgjigjeje me shkrim, kjo Gjykatë ka konfirmuar se kërkesa do të shqyrtohet dhe vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën
e Republikës së Kosovës, Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Kushtetuese.