Rezultati preliminar i cili është paraqitur nga KQZ ka gjasë të mos jetë ai i vullnetit të qytetarëve të Istogut.
Burime në KQZ i kanë thënë Kohës Ditore se janë bërë gabime në administrim të rezultatit. Sipas të njëjtit burim kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka fituar në Istog, me saktësisht 75 vota më shumë se sa kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.
Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se AAK-ja po feston para kohe. Sipas tij, Haki Rugova i LDK-së është 55 vota përpara.
“LDK dhe Haki Rugova kanë fituar në Istog, ndërkaq AAK po feston para kohe. Sipas të dhënave tona, të bazuara në numërimin e çdo vote, Haki Rugova është 55 vota përpara”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Nga ana tjetër, Gani Dreshaj ka shpallur tashmë fitoren, e AAK dhe simpatizantët e saj në Istog kanë nisur festën.
-
Krejt çka ndodhi një ditë pas zgjedhjeve në Istog, përmbysje e përplasje
-
Mustafa: AAK po feston para kohe
-
KQZ certifikon rezultate e zgjedhjeve në Istog - Rugova zyrtarizohet kryetar i Komunës
-
KQZ-ja shpall rezultatin përfundimtar në Istog
-
Gani Dreshaj i AAK-s paralajmëron protesta dhe padi për “mbrojtje të fitores” në Istog