Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

KQZ certifikon rezultate e zgjedhjeve në Istog - Rugova zyrtarizohet kryetar i Komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi sot rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut, sipas të cilit Haki Rugova i LDK-së është kryetar i Istogut.

Ai ka marrë 10.033 vota (50.03%), apo vetëm 14 vota më shumë se Gani Dreshaj i AAK-së (49.97%), raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Istogu është komuna e fundit që priste për t’u certifikuar dhe në këtë mënyrë shënohet përfundimi i zgjedhjeve lokale 2017.

Image