Zgjedhjet lokale

KQZ-ja shpall rezultatin përfundimtar në Istog

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë mbledhje, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të rivotimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, transmeton Koha.net.

KQZ-ja konfirmon se zgjedhjet në Istog i ka fituar kandidati i LDK-së, Haki Rugova, i cili ka marrë 10 mijë e 33 vota, apo 50,03 për qind. Kurse kundërkandidati i tij nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka marrë 10 mijë e 19 vota, apo 49,97 për qind.

Kryetarja e KQZ-së, Daka bëri të ditur se, “nga koha e shpalljes fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”.

Image