Gani Dreshaj i AAK-së assesi nuk pajtohet me humbjen e garës për të parin e Istogut. Ai ka paralajmëruar edhe protesta, siç ka thënë, për të mbrojtur fitoren e tij në Istog, raporton KTV.
Ndonëse Haki Rugova dje u shpall fitues i zgjedhjeve me vetëm 14 vota më shumë se sa kundërkandidati Gani Dreshaj, ky i fundit thotë se iu vodhën dy fitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDreshaj ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mosnumërimin e të gjitha votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato me postë.
Por, përmes një njoftimi, KQZ-ja u është përgjigjur akuzave të Dreshajt.
Ky institucion ka shpjeguar se gjatë konfirmimit të votave me kusht janë refuzuar 172 zarfe me fletëvotime, për shkak se nuk i kanë përmbushur kriteret ligjore për t’u numëruar.
LDK-ja, që doli fituese në Istog me Haki Rugovën, ka thënë se partia e kryeministrit po i kërcënon me burg pjesëtarët e KQZ-së dhe PZAP-së.
Kjo parti kërkon certifikim të rezultatit zgjedhor. Por, këtë deklaratë të LDK-së, Dreshaj ka thënë se është LDK-ja ajo që ka bërë presion dhe ka vjedhur vota.
AAK-ja në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka dorëzuar 14 ankesa për rivotimin e së dielës në Istog, me pretendimet se ka pasur parregullsi. Kryesuesi i PZAP-së, Mulë Desku, ka bërë të ditur se këto ankesa do të shqyrtohen deri ditën e enjte në ora 19:00.