Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale, KQZ-ja përcakton numrin e fletëvotimeve

KQZ

Rreth një milion e 800 mijë e 410 fletëvotime do të shtypen për rundin e parë të zgjedhjeve të kryetar të komunave që do të mbahen më 12 tetor. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po aq fletëvotime do të shtypen edhe për zgjedhjet për Kuvende Komunale. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KQZ-ja.

Në këtë proces zgjedhor, do të shtypen 13% fletëvotime më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ është: 2,069,098.

Sipas të dhënave nga lista votuese, KQZ-ja ka njoftuar se numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Kosovë është dy milionë e 25mijë e 105 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.

“Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës, do të organizohet në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2,571 vendvotime dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime”, është bërë e ditur më tej.