Kandidati për kryetar të Komunës së Obiliqit nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka premtuar investim në transportin publik, mes tjerash edhe zgjatje të orarit të autobusëve deri në orën 24:00.
Thaçi premtoi transport edhe gjatë fundjavës dhe subvencionim të kompanive të transportit publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Subvencionojmë kompanitë e transportit publik për çdo kilometër, që të sigurojmë shërbim të qëndrueshëm dhe cilësor. Zgjasim orarin e autobusëve deri në ora 24:00 gjatë ditëve të javës. Sigurojmë transport edhe gjatë fundjavës, që askush të mos mbetet pa mundësi lëvizjeje. Transport publik më i mirë, më i shpejtë dhe për të gjithë!”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook, kandidati Thaçi.