Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka premtuar se në rast se vjen në pushtet do të ndërtojë një urë të re mbi lumin Slinicë që do ta lidh Vushtrrinë me fshatrat e Qyqavicës.
“Vizitova sot lagjen te varrezat e vjetra të qytetit. Në mandatin tim, Vushtrria dhe fshatrat e Qyqavicës do të lidhen përmes kësaj rruge duke ndërtuar urë të re mbi lumin Slinica e që lidhet te fshati Novolan. Për 4 vite, aty ku e kemi lënë aty ka mbetur, punë të kryera keq e të papërfunduara. Rruga që lidh qytetin me Novolanin dhe fshatrat e Qyqavicës nuk u përmend asnjëherë në këto 4 vjet. Trotuari mbeti aty ku e kemi lënë, ndërsa rruga është plot gropa”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 12 tetor.
