Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së 17-të të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Çfarë premtimesh kanë dhënë kandidatët për kryetar të komunave? Në cilat komuna kanë qenë liderët e partive e çfarë kanë premtuar ata?

Agjendja e  Lëvizjes VETËVENDOSJE!:

 

16:00 – Vizitë te biznesi “Arta tex”. (Suharekë)

 

14:00 – Takim me mësimdhënës, studentë dhe te rinj. (Vushtrri)

 

10:00 – Vizitë në Frigo Al Socks. (Prizren)

 

18:00 – Tubim me gra dhe vajza, shkolla e muzikës. (Gjilan)

 

19:00 – Tubim në Llapashticë. (Podujevë)

 

19:00 – Tubim me gra dhe vajza në fshatin Babimoc. (Kastriot)

 

 

Agjenda e Partisë Demokratike të Kosovës:
 

1. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Skenderajt. E pranishme do të jetë edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Vendi: Restaurant “Atlantiku”
Koha: 13:00

2. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës.

Vendi: Shkolla Fillore “Elena Gjika”
Koha: 19:00

 

Agjenda e LDK-së:
 

E hënë, 29 shtator 2025

18:00, Dragash (Vendi: Hotel Meka)

 

E martë, 30 shtator 2025

19:00, Prishtinë Dega IV (Vendi: Salla e Kuqe/Pallati i Rinisë)

 

Ismaili nga Prishtina e Vjetër: Nuk premtoj trena elektrikë, zotohem për investim në çdo lagje

1 muaj më parë / 29 sht 2025 22:36
Uran Ismaili

 Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili, mbrëmjen e së hënës është takuar me qytetarë në lagjen e njohur si Prishtina e Vjetër. 

Ismaili u zotua se nuk do të lë asnjë lagje pa investime dhe përkujdesje komunale. 

Programi im është konkret, unë nuk do të vij këtu te ju për të premtuar gjëra të paarritshme vetëm për të marrë votën tuaj. Nuk do ju premtoj nënkalime e trena elektrikë. Unë po zotohem për jetë të dinjitetshme për secilin prej jush, sepse problemet e juaja janë edhe problemet e mia,” tha Ismaili. 

Projektet që renditi për Prishtinën e Vjetër janë: Ndërtimin e qendrës komunitare multifunksionale; Çerdhe të re për fëmijët e lagjes; Organizimin dhe mbulimin e kabllove elektrike; Rrugë të sigurta me ndriçim publik në çdo hapësirë; Zgjerimin e ngrohjes qendrore të qytetit; Rishikimin e planit rregullues të lagjes; Rinovimin e shtëpisë së pleqve.

Buja premton arsim cilësor: Shujta falas, transport dhe bursa për nxënësit

1 muaj më parë / 29 sht 2025 22:16
buja

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka shprehur përkushtimin e tij për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit, duke theksuar nevojën për shkolla më të mira dhe kushte më të mira pune për mësimdhënësit.

Në një prononcim publik, Buja ka thënë se arsimimi cilësor dhe lehtësimi i barrës për familjet janë në qendër të programit të tij:

“Për shkolla më të mira, për arsim më cilësor, për kushte më të mira pune për punonjësit e arsimit. Për shkolla, çerdhe dhe kopshte të reja.”

Ai gjithashtu është zotuar për mbështetje konkrete për nxënësit dhe familjet, duke premtuar shujta ditore të mbuluara nga komuna, transport të siguruar për nxënësit, bursa për nxënësit e suksesshëm.

Buja u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me të dhe me PDK-në:

“Ejani me ne, me PDK-në dhe programin tim për sektorin e arsimit. Ejani me ne sepse fitorja është e jona!”

Bulliqi: Podujevës i është shpërblyer besimi qytetar

1 muaj më parë / 29 sht 2025 22:09
bulliqi

 

Lëvizja Vetëvendosje sot ka organizuar një tubim elektoral në komunën e Podujevës, në fshatin Llapashticë, ku u tha se gjatë katër viteve në këtë komunë janë investuar 200 deri 250 milionë euro investime.

Në takim ishin prezent kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, deputeti i listës Guxo, Nezir Kraki si dhe kandidatë për kuvend komunal nga rradhët e VV-së.

Bulliqi duke shpalosur programin për komunën e Podujevës, tha se qytetarëve të Podujevës iu është shpërblyer besimi sepse me këtë qeverisje Podujeva ka parë zhvillim të madh.

“Në totalin e asaj llogarie që ne kemi bërë për këto katër vite kemi nga 200 deri 250 milionë euro investime që janë bërë në Podujevë me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë mandatë. Prandaj asnjëherë nuk ka pas investime më shumë Podujeva……Për herë të parë Podujevës i është shpërblyer besimi qytetarë sepse ne gjithmonë kemi lëshuar vota shumë si Llap, gjithmonë kemi dërguar shumë deputetë por asnjëherë nuk kemi pas kthim në formën që na ka kthyer Albin Kurti dhe qeveria e tij për Llapin. Kemi edhe shumë punë dhe projekte që vazhdojmë në mandatin e ri, duke filluar me ngrohja qendrore, funksionalizimi i trafikut urban, investimet në infrastrukturën shkollore, investimet në fushën e bujqësisë, investimet në subvencionimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive dhe një varg punësh dhe projektesh të mëdha”, tha ai.

Kurse, deputeti i Lëvizjes Guxo, Nezir Kraku tha se sot ka ardhur nga Parisi në Llapashticë për të marrë pjesë në këtë tubim. Ai ka lavdëruar punën e Bulliqit, duke premtuar se do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

“Jemi më fat që në Kosovë kemi ende njerëz që angazhohen publikisht, merren me politikë jo me rehatu vetën por me i rehatu njerëzit tjerë, jetën e të tjerëve. Kryetari Bulliqi e ka dëshmuar me punë konkrete se i ka kuptuar hallet e secilit qytetarë të kësaj zone dhe ne e kemi kuptuar jeta e shumë qytetarëve është përmirësuar këtu në bujqësi, arsim, infrastrukturë, në ketë sektorët. Niveli lokal këtë detyrë e ka që me qen sa më afër qytetarëve por niveli lokal kur e ka edhe nivelin qëndro që e ka në të njëjtin mendësi, mendësia e shërbimit ndaj tjetrit, atëherë kjo funksionon edhe më mirë. Si e përmendi Bulliqi, Qeveria Kurti ka qen dorëlirë me të gjitha komunat, sidomos te komunat që kanë pas vullnet me marrë, me projektuar gjëra, me thith buxhet e projekte”, tha ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 12 tetor, ku qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës do të votojnë për kryetarë të komunave të tyre dhe për asamblistët në kuvendin komunal.

Totaj iu premton pensionistëve transport falas

1 muaj më parë / 29 sht 2025 19:05
Totaj

Kryetari aktual i Prizrenit, njëherit kandidat për një mandat tjetër nga PDK-ja, Shaqir Totaj është takuar me pensionistët e kësaj komune.

Totaj iu premtoi transport falas me urban dhe gjithashtu edhe barna esenciale falas.

“Pensionistët janë shtylla e shoqërisë sonë, njerëzit që kanë dhënë kontribut të madh ndër vite, prandaj është detyrim i yni t’i trajtojmë me dinjitet. Do të ofrojmë transport urban pa pagesë, lehtësime në shërbimet shëndetësore, barna esenciale falas dhe mjek kujdestar në ordinancën e shoqatës së pensionistëve.”, shkroi Totaj në një postim në Facebook.

Totaj shtoi se këto masa janë vazhdimësi e përkujdesjes së treguar deri më tani, por me mbështetje të shtuar në të ardhmen.

Abdixhiku: Në mes të fushatës, falënderim i veçantë për pjesëmarrësit në tubimet tona

1 muaj më parë / 29 sht 2025 18:34
Lumir Abdixhiku

Në mes të fushatës, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka falënderuar pjesëmarrësit në tubimet e tyre në të gjitha komunat e Kosovës.

“Mbështetja juaj, lidhja jonë tashmë e fortë, rikonfirmimi i entuziazmit për LDK-në, për vlerat tona e për kandidatët tanë, janë shenjë e qartë e një fitoreje të madhe elektorale më 12 tetor. Tashnë nuk kemi asnjë dyshim, se kjo fitore do të jetë më e madhja që nga shpallja e pavarësisë.”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në facebook.

Ai ka kërkuar të vazhdohet me këtë entuziazëm edhe në 12 ditët e mbetura deri më 12 tetor.

Shahini takim me OVL-UÇK: Mirënjohja duhet të shndërrohet në vepra konkrete

1 muaj më parë / 29 sht 2025 15:08
Besa Shahini

Kandidatja nga radhët e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka vizituar shoqatat e invalidëve të luftës dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Ajo ka thënë se mirënjohja ndaj veteranëve duhet të shndërrohet në vepra konkrete, në mbështetje të vazhdueshme dhe dinjitoze për ta dhe familjet e tyre. 

“Me kandidatët për asamble, vajzat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anita Shabani Cacaj dhe Sonila Pllashniku, vizituam shoqatat e invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së. Për njerëzit që sakrifikuan më së shumti për lirinë tonë, është detyrë e institucioneve të kujdesen me përkushtim. Mirënjohja duhet të shndërrohet në vepra konkrete – në mbështetje të vazhdueshme dhe dinjitoze për ta dhe familjet e tyre”, ka shkruar Shahini në Facebook. 
 

Tahiri premton ndërtimin e një ure të re mbi lumin Slinicë

1 muaj më parë / 29 sht 2025 14:58
Xhafer Tahiri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka premtuar se në rast se vjen në pushtet do të ndërtojë një urë të re mbi lumin Slinicë që do ta lidh Vushtrrinë me fshatrat e Qyqavicës. 

“Vizitova sot lagjen te varrezat e vjetra të qytetit. Në mandatin tim, Vushtrria dhe fshatrat e Qyqavicës do të lidhen përmes kësaj rruge duke ndërtuar urë të re mbi lumin Slinica e që lidhet te fshati Novolan.  Për 4 vite, aty ku e kemi lënë aty ka mbetur, punë të kryera keq e të papërfunduara. Rruga që lidh qytetin me Novolanin dhe fshatrat e Qyqavicës nuk u përmend asnjëherë në këto 4 vjet. Trotuari mbeti aty ku e kemi lënë, ndërsa rruga është plot gropa”, ka shkruar Tahiri në Facebook. 

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 12 tetor. 


 

Ismaili: Pas 12 tetorit s’ka më ndarje selektive ndaj lagjeve të Prishtinës

1 muaj më parë / 29 sht 2025 14:44
Uran Ismaili

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se pas 12 tetorit nuk do të ketë më ndarje selektive ndaj lagjeve të kryeqytetit.

Derisa ka shpërndarë numrin e gjashtë të gazetës javore “Koha për Prishtinën” në lagjen Qafa, Ismaili theksoi se ky lokacion është përzgjedhur me qëllim, pasi sipas tij, pikërisht këtu shihet ndarja mendore e pushtetit lokal ndaj lagjeve.

“Një qasje që përfundon te fontana dhe nuk shkon më tej, duke lënë jashtë vëmendjes dhjetëra lagje e fshatra të Prishtinës”, ka thënë ai.

Ai ka akuzuar pushtetin për pakujdesi me dekada, ku disa lagjeve iu mungon edhe infrastruktura bazë.

“Pas 12 tetorit, ajo çka mund të them është që kjo qasje selektive ndaj lagjeve do të përfundojë. Ideja se logot partiake apo ndasitë partiake në Prishtinë duhet të jenë ato që shkaktojnë këtë ndarje selektive dhe mungesë investimesh do të marrë fund. Do të kemi një qasje gjithëpërfshirëse për të gjitha lagjet dhe fshatrat e Prishtinës”, ka thënë Ismaili.

Tahiri: Do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim

1 muaj më parë / 29 sht 2025 11:52
Arian Tahiri

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, është zotuar se do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, pa dallim.

Sipas një njoftimi të PDK-së ai të dielën në një tubim të mbajtur në Shipol të Mitrovicës ka thënë se do t’i përfaqësojnë dhe do t’i mbrojmë interesat e secilit qytetar. 

“Mbështetjen dhe besimin që po na japin qytetarët e Mitrovicës, e marr dhe e ndjej si investim ndaj një gjenerate të re që janë duke e krijuar dhe forcuar. Kjo për ne është nder dhe privilegj, por është edhe përgjegjësi e madhe që këtë besim dhe investim ta mbrojmë, ta mbajmë dhe ta kthejmë me punë, me përkushtim, me respekt”, citohet të ketë thënë Tahiri. 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Tahiri, do ta vazhdojë rrugën e Bedri Hamzës, i cili sipas tij, “për dekada ishte shembull i profesionistit të palodhur, mikut besnik dhe shërbyesit publik të pakrahasueshëm”.

Sipas njoftimit Krasniqi është shprehur i bindur se Tahiri do t’i fitojë zgjedhjet e 12 tetorit.

“Bedriu është njeri i vlerave dhe është i pakompromis në standarde dhe nivel, andaj nuk është aspak çudi që ai e ka mbështetur e bashkë me juve e ka zgjedhur Arian Tahirin si pasardhësin e tij. Në këto katër vite, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, Mirovica tregoi se si mund të ecet përpara me një qeverisje kompetente, të ndershme e me duar të pastra. Tani është koha që këtë rrugëtim ta vazhdojmë e ta qojmë edhe më lart dhe personi që e garanton këtë është nënkryetari i Bedriut, kryetari i ardhshëm i Mitrovicës, Arian Tahiri. Andaj, më 12 tetor, PDK, 191, Arian Tahiri. Sepse do të jetë edhe ma mirë për Mitrovicën”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

Ndërsa Hamza, kryetar aktual i Mitrovicës, ka kërkuar që mitrovicasit ta votojnë në mënyrë masive Tahirin.

“Flisni me miq, me shokë, me të gjithë që i njihni, mobilizohuni që në mënyrë solemne, në mënyrë masive, në mënyrë festive më 12 tetor, me dalë, me votu dhe me vulosë fitoren e PDK-së”, citohet Hamza në njoftimin e PDK-së.

Çeku viziton Kalabrinë: Dora e Komunës duhet të takojë atë të banorit në secilin cep të qytetit

1 muaj më parë / 29 sht 2025 11:35
Hajrulla Çeku në Kalabri

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka vizituar lagjen “Kalabria” në Prishtinë. 

Çeku ka thënë se kjo lagje po përjeton një nga zhvillimet më të shpejta urbane në Prishtinë, por dështon të ofrojë kushtet bazike jetese për banorët. 

“Përroi ku rrjedhë kanalizimi, kolektori i papërfunduar, rruga A e cila është larg përfundimit, deponia ilegale e mbeturinave dhe ato të shpërndara gjithandej në lagje, mbesin probleme elementare që pamundësojnë një jetë normale në këtë lagje.  Zgjidhjet janë të qarta, por mungon përkushtimi për punë. Dora e Komunës duhet të takojë atë të banorit në secilin cep të qytetit, ashtu që problemet të sanohen e jeta të lehtësohet”, ka shkruar Çeku në Facebook. 

E në një postim tjetër në Facebook, Çeku ka akuzuar kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, që është kandidat nga radhët e LDK-së, se po i ikë debatit. 

“Kryetari Rama po i ikë debatit. Nuk po pranon as ballafaqim vetëm me mua, as bashkë me kandidatët e tjerë. Pas ftesës nga Jeta Xharra për debat sot mes kandidatëve dhe konfirmimit nga të gjithë, kuptuam që Kryetari Rama i ka ndërruar fjalët. Në mungesë të tij, debati i sotëm nuk po mbahet. Kjo është hera e dytë, pasi njëjtë kishte vepruar edhe për ftesën nga Kanal 10. Kjo ikje nga përgjegjësia publike duhet të marrë ndëshkimin e merituar nga qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Çeku.