Bekim Salihu nga Instituti GAP ka vlerësuar se të tre kandidatët për kryetar të Prishtinë kanë “dezertuar” nga disa pikëpamje që i kanë shoqëruar ata ose partitë e tyre.
Sipas tij kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama e “ka braktisur gjuhën afirmuese dhe konstruktive që e shoqëronte në fillimin e mandatit të tij”.
Sipas Salihut tani Rama kryesisht përqendrohet në kritika dhe akuza ndaj të tjerëve.
Ai ka vlerësuar se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Hajrullah Çeku ka braktisur qasjen e të gjithë kandidatëve të deritanishëm të VV-së, të cilët sipas Salihut, përqendroheshin vetëm në probleme sociale.
Salihu ka thënë se Çeku kryesisht e ka përqendruar energjinë në probleme urbane.
Ndërda për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, Salihu ka thënë se e ka braktisur imazhin tradicional të PDK-së, “duke synuar të krijojë një dallim mes tij si kandidat i PDK-së dhe atij si (eventual) kryetar i Prishtinës”.
“Braktisja e Përparimit tregon se politika nuk është ambient ku mbizotëron konstruktiviteti, por rivaliteti. Braktisja e Hajrullahut tregon se VV është pajtuar që Prishtina nuk zhvillohet duke u trajtuar me kifle e molla. Ndërsa braktisja e Uranit tregon se sa mund ta penalizojnë dikë zhvillimet e tjera, pavarësisht aftësisë diskutuese dhe menaxhuese”, ka shkruar Salihu në Facebook.