Iniciativa qytetare Lidhja e Prishtinës ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Listës me 56 kandidatë i prin kandidati për kryetar të Komunës, Fehmi Kupina.

"Kjo është lista fituese e Lidhjes së Prishtinës. Një listë përplot profesionalizëm, përvojë e shërbim ndaj komunitetit. Një listë ku mbizotëron uniteti dhe harmonia, me një renditje të realizuar përmes shortit për të siguruar trajtim të barabartë", ka shkruar Kupina në Facebook.
Kupina më herët ka qenë anëtar i LDK-së, ndërkohë që tani është asamblist i pavarur dhe kryeson Kuvendin Komunal në kryeqytet.
Artikuj të ngjashëm
-
Kupina: Prishtina e së nesërmes nis me Lidhjen e Prishtinës
-
LDK-ja publikon listën e kandidatëve për Kuvendin e Prishtinës, prin Përparim Rama
-
Lëvizja Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për Kuvendin e Prishtinës
-
PDK-ja publikon listën e kandidatëve për Kuvendin e Prishtinës
-
Kryesuesi i Kuvendit komunal themelon Lidhjen e Prishtinës