Lëvizja Vetëvendosja ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Listës me 56 kandidatë i prin kandidatja për asamblistë, Mrika Limani-Myrtaj.
Me 48% gra, me një grua bartëse të listës dhe gjashtë gra në dhjetëshen e parë, po e bëjmë të qartë se barazia gjinore nuk është dekor, por bosht i vizionit tonë politik. Kjo është lista e fitores së përbashkët, që sjell dijen dhe përvojën e njerëzve të ndershëm, guximin e atyre që sfidojnë padrejtësitë dhe integritetin e atyre që nuk shiten e nuk blihen. Një listë që do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar. Për Prishtinën tonë të barabartë, të gjallë dhe të drejtë”, thuhet në postimin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.
-
Çeku: Platforma jonë synon rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje
-
Lidhja e Prishtinës publikon listën e kandidatëve për Kuvendin e Prishtinës
-
PDK-ja publikon listën e kandidatëve për Kuvendin e Prishtinës
-
Zyrtare, Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën
-
Hajrulla Çeku, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinë