Hajrulla Çeku do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, ka mësuar KOHA nga burimet.
Prezantimi i kandidaturës së Çekut do të bëhet nesër (e mërkurë) nga ora 17:00.
KOHA ka provuar të kontaktojë me Çekun. Posa të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.
Çeku ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë Qeverisë Kurti II.
LVV-ja, që fitoi zgjedhjet parlamentare me 42%, synon ta kthejë drejtimin e Komunës së Prishtinë pas katër vjetëve nën qeverisjen e Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Edhe
Zyrtare, Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën
Rama në zgjedhjet komunale të vitit 2021 e mundi Arben Vitinë e LVV-së në balotazh.
Partitë e tjera, veç Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat. AAK-ja do të kandidojë me Bekë Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin.
-
Çeku: Të gjithë janë bërë bashkë, por s’do t’i lejojmë të ndalin ndryshimin
-
Vetëvendosje mbyll fushatën, Kurti: Prishtinës i duhet një kryetar si Hajra
-
Kurti me videoadresim kërkon përkrahje për Çekun: Zgjedhjet e 12 tetorit janë referendum
-
Çeku shpalos planin për fshatin: Do të bëhet pjesë e qytetit që funksionon, prodhon e zhvillohet