Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

KQZ-ja certifikon rezultatet për kryetarë në 35 komuna për zgjedhjet e 12 tetorit

Kreshnik Radoniqi - KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit për kryetarë në 35 komuna. Me 10 vota për, KQZ-ja certifikoi rezultatet. 

Ndërsa po ashtu u shpallën edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kuvende komunale në 37 komuna. Përjashtim ka mbetur komuna e Drenasit, ku ende në Gjykatën Supreme nuk është përmbyllur vendimmarrja për një ankesë të parashtruar, ka njoftuar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë shpallur rezultatet përfundimtare edhe për zgjedhjet për kryetarë në Prishtinë, Junik e Mamushë.

Radoniqi ka thënë se KQZ-ja ka qenë gati qysh javën e dytë pas zgjedhjeve të shpallë rezultatet e ta bëjë certifikimin, por për shkak të ankesave të shumta që ka pasur në PZAP dhe Gjykatë Supreme ka qenë e pamundur të bëhet.