Zgjedhjet lokale

Kandidati i AAK-së në Viti premton shkatërrimin e zonës industriale për ta kthyer në liqe

Labinot Bislimi

Kandidati i AAK-së për kryetar të Vitisë, Labinot Bislimi, ka premtuar se nëse zgjidhet për t’u shërbyer qytetarëve të komunës së tij, atëherë do të bëjë zgjidhje të shpejtë për ujin e pijshëm. 

Ai në emisionin “Zgjedhjet në Kohë – debati për Vitinë”, ka premtuar se zonën industriale në Budrikë do ta shkatërrojë e aty do të ndërojë liqe artificial.

“Në Viti, z. Sokol Haliti (kryetari aktual v.j.) që nuk është sot këtu, së bashku me Arsim Ademin që e ka përkrah atë projekt dhe e ka pru Albin Kurtin. e kanë bërë zonën industriale në Budrikë. Ajo zonë industriale e ka bllokuar pellgun kryesor të Vitisë, pasi është pika më e ulët dhe ai zotëria, që është absurditeti më i madh në histori, ka shkuar dhe e ka bërë zonë industriale. S’po flas për aspektin ekonomik, që po ashtu është absurditet. Dhe ne menjëherë do ta bëjmë liqe, do ta shkatërrojmë atë zonë industriale që në fakt nuk është funksionale e as nuk do të bëhet ndonjëherë”, ka thënë Bislimi. 

Sipas tij, ky projekt do ta çojë kryetarin Haliti në prokurori.

“Dhe kjo është një prej pikave që do ta çojë Sokol Halitin në Prokurori Speciale, sepse me atë rajonale arrin kryesisht me bo dallavere”, ka thënë Bislimi.

Liqe ka premtuar edhe në Pozharan, por më të vogël

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.

Lexo përditësimet tjera
Debati per Viti

Debati për Viti