Kandidati i AAK-së në Viti premton shkatërrimin e zonës industriale për ta kthyer në liqe

1 o. më parë / 30 sht 2025 21:49
Labinot Bislimi

Kandidati i AAK-së për kryetar të Vitisë, Labinot Bislimi, ka premtuar se nëse zgjidhet për t’u shërbyer qytetarëve të komunës së tij, atëherë do të bëjë zgjidhje të shpejtë për ujin e pijshëm. 

Ai në emisionin “Zgjedhjet në Kohë – debati për Vitinë”, ka premtuar se zonën industriale në Budrikë do ta shkatërrojë e aty do të ndërojë liqe artificial.

“Në Viti, z. Sokol Haliti (kryetari aktual v.j.) që nuk është sot këtu, së bashku me Arsim Ademin që e ka përkrah atë projekt dhe e ka pru Albin Kurtin. e kanë bërë zonën industriale në Budrikë. Ajo zonë industriale e ka bllokuar pellgun kryesor të Vitisë, pasi është pika më e ulët dhe ai zotëria, që është absurditeti më i madh në histori, ka shkuar dhe e ka bërë zonë industriale. S’po flas për aspektin ekonomik, që po ashtu është absurditet. Dhe ne menjëherë do ta bëjmë liqe, do ta shkatërrojmë atë zonë industriale që në fakt nuk është funksionale e as nuk do të bëhet ndonjëherë”, ka thënë Bislimi. 

Sipas tij, ky projekt do ta çojë kryetarin Haliti në prokurori.

“Dhe kjo është një prej pikave që do ta çojë Sokol Halitin në Prokurori Speciale, sepse me atë rajonale arrin kryesisht me bo dallavere”, ka thënë Bislimi.

Liqe ka premtuar edhe në Pozharan, por më të vogël

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.

Azizi i PDK-së paralajmëron dyfishim të kapaciteteve të ujit në Viti

1 o. më parë / 30 sht 2025 21:46
Bekim Azizi

Bekim Azizi, kandidat i PDK-së për kryetar të Vitisë, ka premtuar përmirësim të dukshëm të situatës kur bëhet fjalë për ujë të pijshëm.

Ai në emisionin “Zgjedhjet në Kohë – debati për Vitinë”, ka thënë se me një projekt të Bankës Botërore, do të dyfishohet kapaciteti.

“70 për qind e ekonomive familjare nuk anë ujë të pijshëm. Nuk kanë qasje. Është shqetësim i madh. Është investim i bankës botërore, nuk ka lidhje qeveria, nuk ka lidhje komuna. Si kuvend komunal kemi ndarë parcelën për fabrikën, zgjerimin rezervuarit të ujit që ka me qenë 2 milionë litra. Të gjitha i kemi bërë dhe ia kemi paraqitur dokumentacionin Hidromoravës për tenderim. Me këtë nuk zgjidhet problemi i ujit të pijshëm, por bëhet dyfishimi i kapaciteteve të ujit”, ka thënë Azizi. 

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.

Kandidati i LVV-së: Vetëm 32% e qytetarëve të Vitisë kanë ujë të pijshëm

1 o. më parë / 30 sht 2025 21:42
Arsim Ademi

Edhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar në Viti, Arsim Ademi, ka theksuar si prpblem kryesor të qytetarëve mungesën e ujit të pijshëm.

Ademi në emisionin “Zgjedhjet në Kohë – debati për Vitinë”, ka deklaruar se pak mbi 30 për qind e komunës furnizohet më ujë.

“Vitia ka problem shumë të madh, hulumtimet e ndryshme të kryera del se vetëm 32.3 për qind të komunës së Vitisë mbulohet me ujë. Në fakt as as jo shifër nuk është e plotë. Edhe disa fshatra që kanë rrjet nuk kanë ujë të pijshëm, e disa fshatrave që u shkon uji në rrjet, ai ujë nuk është i pijshëm. Realisht as qyteti i Vitisë nuk furnizohet mjaftueshëm më ujë, Në katet e epërme ka mungesë të ujit e po ashtu në pjesën më të madhe të ditës nuk ka për askënd”, ka thënë Ademi. 

Sipas tij, Vitia ka burime, por nuk është investuar në rritjen e kapaciteteve. 

“Është lumi Letnica për shembull, aty është dashur të investohet. Më kujtohet para katër vjetësh, kur kemi garuar bashkë, qysh atëherë kam propozuar rritjen e kapaciteteve”, ka thënë ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.