Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka bërë të ditur se sot është takuar me përfaqësuesit e BE-së për monitorimin e zgjedhjeve.
'”Sot, bashkë me drejtuesin e shtabit zgjedhor Besnik Bislimin, u takuam me kryetarin Alojz Peterle dhe nënkryetarin Gilles Saphy e EODS, të dytë përfaqësues nga BE-ja për monitorimin e zgjedhjeve”, ka shkruar Ymeri në Facebook, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi më tutje ka shtuar se, “ne diskutuam sesi jemi të interesuar për zgjedhje të ndershme e të lira. Komisionerët e vëzhguesit e VV janë mijëra, të trajnuar, të përgatitur, të fortë e të ndershëm. Asnjë votë, në asnjë vend, nuk do të vidhet. Kjo është garancia jonë. Por në këtë mision do të jetë ndihmë e madhe për ne edhe puna e vëzhguesve ndërkombëtarë, me të cilët do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e votës, siç u dakorduam me Peterle dhe Saphy”.