Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar prezencë të vëzhguesëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet lokale. Ai ka vlerësuar këtë sidomos të domosdoshme në komunat e banuara me shumicë serbe, me theks të veçantë në veri të Kosovës.
Kurti e ka thënë këtë gjatë takimit sot me shefin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl.
“Megjithëkëtë, duke pas parasysh përvojat në zgjedhjet paraprake dhe mësimet që duhet të nxjerrim nga ato, kryeministri Kurti e vlerësoi të rëndësishëm praninë e misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve. Kjo prani është sidomos e rëndësishme në komunat e banuara me shumicë lokale serbe, me theks në ato në veri të vendit, ku siç ka evidentuar edhe raporti i ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 14 shkurtit, banorët lokalë dhe përfaqësuesit e subjekteve tjera lokale serbe, përveç Listës Serbe, janë ndjerë të frikësuar për shkak të presion dhe intimidimit që kanë përjetuar në zgjedhjet e kaluara”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.
-
BE-ja fton të mos përsëriten ndërhyrjet nga jashtë në zgjedhjet lokale në Kosovë
-
Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë se Rusia në Evropë
-
Kurti: Serbia të propozojë marrëveshje që t’i mundësohet komunitetit serb të votojë
-
BE-ja preferon dorëheqjen e kryetarëve në veri për zgjedhje sa më të shpejta
-
Kurti flet për zgjedhje pas verës, s`tregon nëse ka garanci për pjesëmarrjen e serbëve